​Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një elektroshok në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një elektroshok në Prishtinë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Sot nga zyrtarët policorë të stacionit Jugu dhe Veriu në Prishtinë, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok.

Sekuestrimi i armës (tipi Zoraki) dhe një karikator me 7 fishekë, është bërë në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, kur personi/ automjeti me të cilin po lëvizte i dyshuari, është ndaluar nga zyrtarët policor të stacionit jugu, për një kontroll rutinore.

Ndërsa në rastin e dytë, njësitet e stacionit policor veriu, pasi i janë përgjigjur një informate për të shtëna me armë në rrugën "Bajram Bahtiri", kanë arrit të gjejnë dhe sekuestrojnë, një armë zjarri dhe një elektroshok.

Personat e dyshuar të të dyja rasteve janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat