Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

Më: 16 janar 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Gjatë kësaj të hëne, një pompë e deriavateve është grabitur para rreth një ore në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.

Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat