13 vjeçarja shtatzënë raporton rastin në Polici, arrestohet një i dyshuar për dhunim

Kronikë e zezë

13 vjeçarja shtatzënë raporton rastin në Polici, arrestohet një i dyshuar për dhunim

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia ka nisur një hetim për rastin të cilin e ka cilësuar si dhunim.

Rasti ka ndodhur në tetor të vitit 2022 në Prishtinë.

Viktima e mitur e shoqëruar me dikë është paraqitur në polici të enjten, pasi ishte kuptuar ajo është shtatzënë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë Tetor 2022. Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat