Vushtrriasja e mitur krijon lidhje me një djalë, rrahet nga babai dhe vëllai i saj

Kronikë e zezë

Vushtrriasja e mitur krijon lidhje me një djalë, rrahet nga babai dhe vëllai i saj

Më: 21 janar 2023 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një vajzë e mitur është rrahur në Vushtrri nga babai dhe vëllai i saj, pasi që ishte në një lidhje dashurie me një djalë, për çka babi dhe vëllai i saj ishin kundër.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë rast është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, ku më pas viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe është vendosur në strehimore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat