Ngacmohet seksualisht një grua në Prizren, i dyshuari e preku në pjesët intime

Kronikë e zezë

Ngacmohet seksualisht një grua në Prizren, i dyshuari e preku në pjesët intime

Më: 22 janar 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim për cenim të sigurisë.

Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur edhe të shtunën, në rrugën “Ersan Mazreku” në Prizren dhe këtë herë viktimë është një 28-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi u përballë me ngacmimet seksuale të një burri, teksa ishte rrugës për në shtëpi. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima, çka ka bërë që Policia të aktivizohet për të mbledhur prova që çojnë në identifikimin edhe kapjen e të dyshuarit.

Bazuar në pamjet nga kamerat e sigurisë të siguruara nga hetuesit, i dyshuari i ka shkuar viktimës nga mbrapa, duke e ngacmuar me duar në pjesët intime të trupit të saj. Kjo situatë e ka shqetësuar në masë të madhe 28-vjeçaren, e cila arriti të shpëtojë posa ngacmuesi u largua pasi vërejti kamerat e vendosura në një objekt në atë vend. 

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual” dhe marrjen e të gjitha veprimeve për zbulimin dhe ndalimin e personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat