Mitrovicë: Një i mitur sulmohet nga katër persona

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Një i mitur sulmohet nga katër persona

Më: 22 janar 2023 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Një person i moshës së mitur është sulmuar nga katë rpersona në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Për këtë ka  njoftuar Policia e Kosovës, teksa tregon se rrahja ka ndodhur në ora 05:15 të mëngjesit.

Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas ankuesit  m/s/kosovar, i moshës së mitur,  sot rreth orës 05:15, deri sa  ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll,  është sulmuar fizikisht nga katër  persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke  ndërmarrë veprime  hetimore  në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.

Të gjitha veprimet e deritanishme  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale”, përmbyllet njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat