Arrestohen dy persona derisa ishin duke vjedhur kabllo të rrymës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona derisa ishin duke vjedhur kabllo të rrymës

Më: 23 janar 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj njofton se të dielen rreth orës 20:20,  ka pranuar një informacion se në rrugën "Brahim Ademi ",  në  shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes në proces.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme.

Ata janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Vjedhje e rëndë" .

Vlera e dëmit sipas anukuesi përllogaritet të jetë njëzetmijë (20.000) euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat