Grabit para në filialin mikrofinanciar, arrestohet 28 vjeçari

Kronikë e zezë

Grabit para në filialin mikrofinanciar, arrestohet 28 vjeçari

Më: 27 janar 2023 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar me inicialet F. H, është arrestuar soonte në Gjakovë, pasi nën kërcënimin e një sëpate, ka grabitur para në filialin mikrofinanciar “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija”, në Gjakovë.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Zyrtarët policorë me të pranuar informacionin menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ku nëpërmes rrugëve operative dhe hetimore është arritur të gjendet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një sëpatë dhe 2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she. I dyshuari pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Grabitje”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat