Dhunë në familje: Arrestohen burrë e grua në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Dhunë në familje: Arrestohen burrë e grua në Fushë Kosovë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një qift bashkëshortor në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, burrë e grua u arrestuan për shkak se kishin një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre. 

Rasti është hapur si “dhunë në familje”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 28.01.2023 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër kosovar/e për shkak të një mosmarrëveshje me njëri tjetrin shtëpinë e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat