​Kërkohej nga Policia për disa vepra penale, arrestohet dhe i sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

​Kërkohej nga Policia për disa vepra penale, arrestohet dhe i sekuestrohet një armë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Sipas Policisë, personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11.01.2023.

Për veprat shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe m- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat