Arrestohet një person me gati 14 gramë kokainë në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet një person me gati 14 gramë kokainë në Prizren

Më: 31 janar 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur gati 14 gramë kokainë mbrëmë në shtëpinë e një personi në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një peshore elektronike dhe dy telefona.

Rasti ka ndodhur në rrugën Enver Hadri në këtë qytet.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Enver Hadri, Prizren 30.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike me 13.94 gr substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një peshore elektronike dhe 2 telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat