Rahovec: Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Kronikë e zezë

Rahovec: Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Policia në Rahovec njofton se kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe se në fshatin Krushë e Madhe.

Është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat