Arrestohet një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një person u arrestua mbrëmë në Vushtrri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej viktimës mashkull/ kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej, që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale.

“Pas intervistimit, të dyshuarit D. M., 19 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.”, ka informuar Policia Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “lëndim i rëndë trupor “ dhe “ përdorim mjetit te rrezikshëm (sprejt).”, ka bërë të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat