​Arrestohet një person pasi rrahu dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person pasi rrahu dy persona në Prishtinë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të ndodhur të enjten rreth orës 16:35, në Prishtinë.

Bëhet e ditur se viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.

Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Prishtinë 02.02.2023 – 16:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje, iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat