U raportua se ishte i alivanosur, Policia e gjen të vdekur një person

Kronikë e zezë

U raportua se ishte i alivanosur, Policia e gjen të vdekur një person

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:09
Ilustrim

Të premten e tre shkurtit, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të alivanosur por që me të arritur në rrugë e kanë gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.

Me pas, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Kësisoj, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat