Dyshohet për gjuajtje me armë në Graqanicë, policia interviston një person

Kronikë e zezë

Dyshohet për gjuajtje me armë në Graqanicë, policia interviston një person

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustriml

Një person në Graqanicë ka shtënë me armë zjarri deri sa ishte ne lëvizje me automjetin e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur që të identifikojnë edhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 00:45, kemi pranuar informatën se në Graqanicë, një person i dyshuar ka shtënë në ajër me armë zjarri, derisa ishte në lëvizte me automjetin e tij. Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari e ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia.

“Personi i dyshuar, në praninë e avokatit mbrojtës ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga ana e policisë. Ndaj personit të dyshuar F.R (mashkull), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprat: -Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm - Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.” – thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat