Arrestohet një person në Shtime për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Shtime për armëmbajtje pa leje

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Sonte, rreth orës 19:35 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Shote Galica” në Shtime një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë  e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë  zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat