Arrestohen dy persona në Suharekë, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Suharekë, dyshohen për vjedhje të rëndë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për “vjedhje të rëndë” në Suharekë. Ata dyshohet se më 6 shkurt, gjatë orëve të natës, kanë vjedhur mallra të ndryshme nga një market që ndodhet në rrugën “Nëna Terezë” në Suharekë.

I dyshuari i parë, gjatë intervistimit, e ka pranuar se vjedhjen e ka kryer në bashkëpunim me një person tjetër, i cili më pas është arrestuar.

Të dyshuarit janë N.SH., 33 vjeçar dhe A.E. 32 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për  “vjedhje të rëndë” në Suharekë

Prizren, 07 Shkurt 2023

Me datën 06.02.2023 në Stacioni Policor në Suharekë një ankues ka raportuar se gjatë orëve te natës i janë vjedhur mallra të ndryshëm  nga shitorja  ushqimor “Market” i cili ndodhet në rrugën “Nënë Tereza” në Suharekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të  Suharekës ka mbledhur prova dhe dëshmi. Imazhet e të dyshuarve  të marra nga kamerat e sigurisë  janë shpërnda në njësitet tjera policore të Stacionit Suharekë dhe fal angazhimit të tyre  është identifikuar njëri nga te dyshuari  i cili është shoqëruar në stacionin policorë Suharekë.

I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit ai pranon së në bashkëpunim me të dyshuarin numër 2 ka kryer rastin “vjedhje e rëndë” në marketin e lartshënuar.

Pas një pune intensive nga ana e policisë është kapur edhe i dyshuari nr. 2 i cili është intervistuar në prani të avokatit gjithashtu.

Me urdhër të Prokurorit, dy të  dyshuarit  ( N. SH. 33 vjeç dhe A. E. 32 vjeç) janë ndal në mbajtje policore për dyzetetetë (48) orë.

Rasti mbetët në hetime ne Stacionin Policor të Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat