​Në një vilë në Leposaviq vidhet një pushkë ajrore

Kronikë e zezë

​Në një vilë në Leposaviq vidhet një pushkë ajrore

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:53
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që e ka cilësuar si “vjedhje të rëndë”, në Leposaviq. Sipas njoftimit të Policisë në një vilë është vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende të tjera.

Sipas njoftimit të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinimme organet e drejtësisë, siç theksohet me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit apo personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

“Sot, më 07 shkurt 2023 në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera. Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat