Mori 2 mijë e 200 euro për shitjen e veturës, pejani u zhduk bashkë me të

Kronikë e zezë

Mori 2 mijë e 200 euro për shitjen e veturës, pejani u zhduk bashkë me të

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Pejë pasi në muajin dhjetor kishte marrë 2 mijë e 200 euro për një veturë, por veturën nuk e kishte dhënë tek ai që kishte dhënë paratë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte marrë vesh me të dëmtuarin për shitjen e veturës në vlerë 2 mijë e 200 euro, por pasi i mori paratë, ai u zhduk bashkë me veturën.

33-vjecari L.K, ishte arratisur që nga dhjetori, por kjo i zgjati deri në ditën e djeshme, pasi organet e rendit e gjetën dhe e vunë nën pranga.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

Më datë 21 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Pejë, ёshtё iniciuar rasti “Mashtrim” pasi qё viktima kishte deklaruar se e kishte blerë njё veturë nga i dyshuari nё vlerё prej dy mijë e dyqind (2200) euro.

I dyshuari e kishte vёnё nё lajthitje viktimën duke i marrё paratë nga ai por veturën nuk ja kishe dhёnё.

I dyshuari ka qenë nё arrati, por pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 07.02.2023, Policia ka arritur ta identifikoj lokacionin dhe ka arrestuar tё dyshuarin:

L.K. i lindur me 1989

Pas intervistimit me urdhër Prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat