I dehur sulmon dy punëtorë të ujësjellësit në Suharekë

Kronikë e zezë

I dehur sulmon dy punëtorë të ujësjellësit në Suharekë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Dy persona, punëtorë të Hidro-Regjionit Jugor dega Suharekë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke kontrolluar njehsorët e ujit, janë kanosur nga një person tjetër i cili ishte në gjendje të dehur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:48 në rrugën “Bajram Culli”, në Suharekë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici.

“Dy viktimat meshkuj  kosovarë, punëtorë të Hidro-Regjionit Jugor dega Suharekë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke kontrolluar njehsorët e ujit, janë kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili ishte në gjendje të dehur. I dyshuari është shoqëruar në polici. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat