Vetaksident në Istog, vdes shoferi

Kronikë e zezë

Vetaksident në Istog, vdes shoferi

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 20:13
Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lobuzhdë të Istogut, me ç’rast ka vdekur drejtuesi i veturës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Sipas tij, pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe stafi emergjent, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat