Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Kronikë

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një i mitur është ther me thikë në Prishtinë.

Kjo, pasi që i njëjti ishte përfshirë në një rrahje ku ishin edhe tre të mitur të tjerë.

Policia, ka njoftuar se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.

Njoftimi i plotë:

Rr. Radovan Zogoviq , Prishtinë 10.02.2022 – 21:06. Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj  kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin  është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat