Policia parandalon një rast të kontrabandës në veri

Kronikë e zezë

Policia parandalon një rast të kontrabandës në veri

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Automjeti i ndaluar nga Policia

Me qëllim të realizimit të detyrave të saj, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë Rajonale të Kufirit-Veriu, ka shtuar aktivitetet në parandalim të veprimtarive penale në përgjithësi dhe kontrabandës në veçanti, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të NjNSh-së, derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar – Jarinje e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë.

Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale. Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat