Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Kronikë e zezë

Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Më: 11 mars 2023 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një person në Sllatinë të Fushë Kosovës dje u nervozua fort me një gjobë që policët i shqiptuan për kundërvajtje në trafik.

Siç bën të ditur policia, i njëjti është arrestuar pasi është ndaluar me veturë dhe i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 10.03.2023 – 12:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturë dhe i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat