I dashuri e kanosi përmes rrjeteve sociale, gjakovarja kthehet te familja e saj

Kronikë e zezë

I dashuri e kanosi përmes rrjeteve sociale, gjakovarja kthehet te familja e saj

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë kishte raportuar se i dashuri i saj i cil jeton jashtë vendit e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit, viktima nuk ka pranuar strehim dhe është kthyer te familja e saj.

Tutje, policia njofton se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në hetime.

“Gjakovë 06.03.2023 – 14:51. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj i cili është jashtë shtetit. Viktima nuk ka pranuar të strehohet dhe është kthyer te familja e vajzërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat