Kërcënoi të dashurën me telefon, gjilanasi përfundon në burg

Kronikë e zezë

Kërcënoi të dashurën me telefon, gjilanasi përfundon në burg

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kishte kanosur të dashurën përmes telefonit.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ramiz Cërnina, Gjilan 10.03.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes telefonit e ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat