Arrestohet gjakovari, kapet me 2 pistoleta pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari, kapet me 2 pistoleta pa leje

Më: 17 mars 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Gjakovë ju ka përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë.

Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992).

Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat