Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Dje nga ana e njësiteve te Stacioneve Policore: Vushtrri dhe Mitrovicë Jug, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës.

Personi i parë i dyshuar, E.F., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Personi i dytë i dyshuar, M.Xh., 64 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhërese aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i parë i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit për një vit (12 muaj), kurse personi i dyte i dyshuar pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat