​Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:48
Arma e sekuestruar

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri.

Atë, sipas PK, një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.

‘Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat