​Ndërron jetë këmbësorja që u godit në aksidentin në Rogovë të Hasit

Kronikë e zezë

​Ndërron jetë këmbësorja që u godit në aksidentin në Rogovë të Hasit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Pas një aksidenti trafiku që ndodhi mesditën e sotme në Fshatin Rogovë, më saktësisht në rrugën Gjakovë – Prizren ka humbur jetën njëra nga personat e aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar 7 persona, dy prej tyre kishin pësuar lëndime të rënda, dhe ishin dërguar në QKUK.

Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur t’ ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat (R.G - 2005) e cila ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër).

Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat