Braktisi fëmijët e saj, arrestohet një grua në Prishtinë

Kronikë e zezë

Braktisi fëmijët e saj, arrestohet një grua në Prishtinë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar nën dyshimin se me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:20, në Hajvali.

Po ashtu sipas raportit, rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat