Arrestohet një person i kërkuar për sulm seksual

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për sulm seksual

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një person i kërkuar për sulm seksual është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Viti.

I dyshuari me iniciale E.F është i vitit 1990.

Policia njofton se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy vjetësh për veprat penale ‘’Sulm seksual’’.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat