Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

Më: 21 mars 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Vushtrri ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Tre këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat