Vajza nën ndikim të narkotikëve sulmon fizikisht prindërit e saj

Kronikë e zezë

Vajza nën ndikim të narkotikëve sulmon fizikisht prindërit e saj

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme rreth orës 7:20 një femër ka sulmuar fizikisht prindërit e saj, ku më pas edhe kanë pranuar tretmanë mjekësor.

E dyshuara ishte përdoruese e narkotikëve, ndërsa rasti është cilësuar si dhunë në familje.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përdoruese e narkotikëve, i kishte sulmuar fizikisht prindërit e saj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat