​Incident në shkollën e fshatit Kryshec të Pejës

Kronikë e zezë

​Incident në shkollën e fshatit Kryshec të Pejës

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur drejtorin shkollës në fshatin Kryshec. Rasti ka ndodhur pasi dy fëmijët e të dyshuari të cilët janë nxënës në këtë shkollë, ishin suspenduar nga procesi mësimor.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxënës tё shkollës janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxënësve tani i dyshuar ka kanosur Drejtorin e shkollës. I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat