Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për identifikimin e një personi

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për identifikimin e një personi

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:52
Foto e publikuar nga policia

Policia e Kosovës kërkon ndihmen e qytetarëve për të identifikuar një person të shpallur në kërkim.

Policia deklaron se është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë  28/02/2023, ora 19:15, në rrugën "William Walker" në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit "RAFII".

“Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim”, deklaron policia.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre”.

Sipas policisë, i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë”, sqaron policia.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat