​Arrestohet një i dyshuar për disa raste të ngacmimit në Prizren

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për disa raste të ngacmimit në Prizren

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Një person me inicialet M.V është arrestuar sot në Prizren, për veprën penale “Ngacmimi” .

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është arrit të bëhet pas publikimit të fotografive të mara nga kamerat e sigurisë në bazë të autorizim të lëshuar nga ana e Prokurorit të Shtetit.

I dyshuari ka qenë në kërkim të vazhdueshëm nga ana e policisë që nga data 28.02.2023, i njëjti është recidivist /përsëritës i veprave penale të kësaj natyre.

Nga ana e hetueseve policor është bërë intervistimi i të dyshuarit në prezencën e avokat mbrojtës, lidhur me dyshimet për veprat e kryera. Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat