Viti: Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar

Kronikë e zezë

Viti: Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Policia dhe Dogana e kanë realizuar sot një aksion të përbashkët në Viti.

Gjatë këtij aksioni është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar si dhe janë ndaluar disa persona për disa vepra penale.

“Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e metejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat