Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje

Më: 28 mars 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për rastin e plagosjes së dy personave në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga arma e ftohtë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17 në rrugën “Qamil Hoxha”, në Prishtinë.

“Rr. Qamil Hoxha, Prishtinë, 27.03.2023 – 20:17. Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat