​Sekuestrohet një pistoletë me 39 fishkë në Prizren

Kronikë e zezë

​Sekuestrohet një pistoletë me 39 fishkë në Prizren

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 19:00 policia ka marrë një ankesë përmes telefonit nga një grua në fshatin Lukinj të Prizrenit.

Ajo është ankuar se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe se ai ka armë zjarri.

Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë zastava.

Arma e bashkë me 39 fishkë është sekuestruar dhe kundër të dyshuarit kanë filluar hetimet për veprën penale “ Kanosje “ dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

“Me datë 27 Mars 2023, rreth orës 19:00 pasi qe policia ka marrë një ankesë nëpërmes telefonit nga një ankuese femër nga fshati Lukinj, KK Prizren, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje dhe ka kontaktuar ankuesen, ajo ankohej se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe e njëjta ka informuar se i dyshimti, burri i saj , posedon edhe një armë zjarri.

Policia pasi që janë konsultuar me prokurorin, në prezencën e ankueses në shtëpinë e saj kanë gjetur një armë zjarri pistoletë zastava.

Arma e bashke me 39 (tridhjet e nëntë) fishkë është sekuestruar dhe kundër të dyshuarit kanë filluar hetimet për veprën penale “ Kanosje “ dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

Rasti hetohet nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat