Aktakuzë për 4 persona që tentuan grabitjen në argjendari

Kronikë e zezë

Aktakuzë për 4 persona që tentuan grabitjen në argjendari

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë tentuar të vjedhin ari në një argjendari në Prizren dhe se kanë gjuajtur me armë pronarin dhe djalin e tij duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të akuzuarit, të armatosur dhe të mbuluar me maska në kokë dhe dorëza në duar, pasi në ballafaqim nuk arritën të vjedhin arin, shkrepën me armë në drejtim të pronarit O.K. të cilin e qëlluan me plumb në abdomen dhe djalit të tij të cilit i shkaktuan lëndime.

Më pas me shpejtësi ikën nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë, ku shkaktuan dhe një aksident trafiku. Kur arritën afër fshatit Lubizhdë, zbritën nga automjeti dhe nën kërcënim të armës e me dhunë e kanë nxjerrë një person nga automjeti. Me atë veturë ata vazhduan rrugën deri të një pompë të derivateve dhe me dhunë nga punëtori i pompës kanë marrë një bidon të cilin e mbushën me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur ikën në drejtim të Suharekës.

Kur arritën në Suharekë, u ballafaquan me patrullën policore, ku në ikje, nga xhami i pasmë i veturës kanë shkrepur në drejtim të patrullës së policisë duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat