Ndalohen dy persona në veri, iu gjet sasi e substancave narkotike

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona në veri, iu gjet sasi e substancave narkotike

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut dhe se tek të dyshuarit është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se dy serbët fillimisht kanë refuzuar që të ndalen me veturën e tyre.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, pas mesnate, rreth orës 01:00, patrulla policore ka sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim.

Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona: A.D., (viti i lindjes 1996, mashkull serb kosovar) dhe D.Z., (viti i lindjes 1992, mashkull serb kosovar)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftim theksohet se “Policia ka bërë kontrollin e veturës dhe personave në të. Tek i dyshuari D.Z., është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike”.

“Lidhur me këtë policia ka iniciuar rastin, kurse me rekomandim nga prokurori rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat