​Tentim dhunimi në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

​Tentim dhunimi në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një tentim dhunimi është raportuar të enjten në Suharekë ku Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Tentim dhunimi, Suharekë 06.04.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat