Prindërit nga Prishtina në hall me djalin 40-vjeçar, e denoncojnë në Polici për dhunë të vazhdueshme

Kronikë e zezë

Prindërit nga Prishtina në hall me djalin 40-vjeçar, e denoncojnë në Polici për dhunë të vazhdueshme

Më: 11 prill 2023 Në ora: 07:56
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga viktimat, që kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë për dhunën e përjetuar nga i biri.

Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë fakt është se i dyshuari në vazhdimësi ka shkaktuar probleme, çka ka bërë që babai dhe nëna e tij ta njoftojnë Policinë, pasi nuk po ndihen të sigurt për shkak të veprimeve të të birit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat