Zhduket një burrë nga Novobërda

Kronikë

Zhduket një burrë nga Novobërda

Më: 17 prill 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person nga fshati Bushnicë e Novobërdës, është zhdukur që nga dita e shtunë.

Rastin në polici e ka paraqitur djali i viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat