Qytetari në Lipjan duke hapur një kanal gjen arsenal armësh

Kronikë e zezë

Qytetari në Lipjan duke hapur një kanal gjen arsenal armësh

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar FSK-në se, derisa ishte duke hapur një kanal në Gracë të Vjetër të Lipjanit, ka hasur në arsenal armësh, të shtunën, rreth orës 13 e 40.

Sipas policisë, në kanal janë gjetur dy trobmblonë, një zolë, dy kallashnikovë, gjashtë granata dore, pesë karikator dhe një sasi municioni.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat