Pamjet/ Rrahja në Prishtinë për komunikacion: Arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Pamjet/ Rrahja në Prishtinë për komunikacion: Arrestohen dy persona

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Media pasditen e së shtunës ka raportuar për një rrahje mes disa personave në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Jakov Xoxa”. Lexuesit kanë bërë të ditur për redaksinë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 dhe konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët deklarojnë se dy burra janë arrestuar pasi ishin rrahur me dy gra,

Kurse, burime të medias nga emergjenca treguan se njëri prej viktimave ka marrë lëndime të rënda në fytyrë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi ata janë rrahur me dy viktimat femër dhe mashkull kosovar/e. Si pasojë e rrahjes viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat