Rrihen mes vete disa persona në Prizren, përdorin edhe sëpatë

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete disa persona në Prizren, përdorin edhe sëpatë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 10 e 20 në Prizren, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth parkingut.

Sipas policisë, dy prej tyre ishin shtetas të huaj me leje të përkohshme qëndrimi.

Dyshohet se gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur edhe sëpatë.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre meshkuj shtetas të huaj të cilët janë me leje qëndrim të përkohshëm, ata kishin një mosmarrëveshje rreth një parkingu dhe janë rrahur në mes vete. I dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdore një mjet të rrezikshëm ”sëpatë”e cila është konfiskuar. Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat