Policia konfiskon në Mitrovicë të veriut, pajisje kriptovalutash

Kronikë e zezë

Policia konfiskon në Mitrovicë të veriut, pajisje kriptovalutash

Më: 10 maj 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë veri. 

Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, policia njofton se të martën rreth orës 11:00, , kanë ndërmarrë veprime operative.

Me këtë rast, është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Gjatë këtij operacionit policor në atë shtëpi janë gjetur pajisjet si në vijim:

Antiminer  T9-             16 Copë

Antiminer S9 -             13 Copë

Kartela Grafike 4Gb    32 Copë

Kartela Grafike 8 Gb   33 Copë

Poëer Suplyer            10 Copë

Pajisjet e lartcekura evidentuar dhe janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat